Momir Pantiq e Zharko Zariq janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Burimit

Momir Pantiq e Zharko Zariq janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Burimit

Ish-komandanti stacionit policor në Burim, ish- Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës para pak ditësh nën dyshimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në zonën e Istogut. Sipas dosjes  dy të dyshuarit kishin marrë pjesë e kishin dhënë urdhra për aksione policore të ndërmarra në zonën e fshatrave të Istogut ku ishin vrarë, torturuar e dëbuar civilë shqiptarë në periudhën 1998 – 1999. Gjykata e Prishtinës dy të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për një masë të tillë. Sipas dosjes së Prokurorisë në mars të vitit 1998, Zariq nën komandën e Pantiq ka ndërmarrë aksion policor kundër një familje në fshatin Lubozhdë me ç’ rast në orët e hershme të mëngjesit policia serbe i kanë nxjerrë të gjithë burrat nga shtëpitë e tyre duke i  rrahur dhe duke i goditur me kondakët e armëve. Më pas  i kishin nxjerrë në rrugë ku i kanë urdhëruar të mbështeten në muri nën kërcënimin e armëve dhe i kishin ndarë të rinjtë nga të moshuarit. Të moshuarit i kishin liruar, kurse të rinjtë  i kishin dërguar në stacion policor ku ishin rrahur e torturuar, kryesisht nga i dyshuari Zharko Zariq – thuhet në dosje. Më pas në datën e 15 marsit të vitit 1999, kishin mbetur të vrarë dy banorë të fshatit Staradran ndërsa një tjetër kishte mbetur i zhdukur, thuhet mes tjerash në dosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …