Rriten të hyrat vetanake në Komunën e Ferizajt

Drejtoresha e Financave në Ferizaj, Lirije Syla, përmes një konferencë për gazetarë ka thënë se këtë vit ka pasur të hyra rekorde nga tatimi në pronë. Sipas saj të hyrat janë rritur dukshëm me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Që nga muaji janar deri në maj të këtij viti, ne kemi arrit që të shënojmë një rritje të të hyrave vetanake sidomos  nga tatimi në pronë. Vlen të theksohet se vetëm në muajin prill kemi një tejkalimit të të hyrave të inaksimit. Vitin 2015 në të njëjtën periudhë kemi pasur të inkasuar  44 për qind ndërkaq këtë vit kemi inkasim 60 për qind, ku kjo do të thotë se kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe dhe kjo tregon që gjatë këtij viti do të arrihet edhe planifikimi i bërë i buxhetit. ”, ka thënë drejtoresha Syla.

Sipas drejtoreshës Syla, falja e borxheve ka ndikuar mjaft shumë që qytetarët të kryejnë obligimet e tyre.

“Unë në këtë rast kisha ftuar të gjithë qytetarët që të bëjnë  shlyerjen e  borxheve, sepse afati për faljen e borxheve është deri me datën 2 shtator do të thotë që në këtë kohë përfundon edhe falja e borxheve  për të gjithë obliguesit tatimor të komunës së Ferizajt”, ka thënë Syla.

U bë e ditur se gjatë këtij viti buxheti komunal është shpenzuar mbi 9 milion euro ku nga granti qeveritar janë shpenzuar 8 milion nga të hyrat vetanake mbi 530 mijë euro dhe nga të hyrat vetjake të bartura në këtë vit rreth 134 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …