Ministri Mehaj, ish përkthyes i UNMIK-ut me shtetësi norvegjeze, ndër ministrat më të pasur të Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ajo ka thënë  me këtë rast se z. Mehaj ishte spektator, derisa  kryeministri blinte dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte. Kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it, FSK-së i anulohej pjesëmarrja e  në Stërvitjen  “Mbrojtësi i Evropës 2023”, ndërsa për punë  në ministri pyetej zëvendësministri”.  Mehaj ka shikuar si spektator. Sa për një të ulur në parada ushtarake, më mirë që ka dhënë dorëheqje. Klima albiniane është  padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, por duhet përgjegjësi!”, ka shkruar, nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …