Kolonel Ejup Maqedonci, ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ka thënë me këtë rast se që nga 18 marsi i vitit 1998 kur e ka veshur uniformën e UÇK-së dhe deri më 10 korrik 2023 kur është demobilizuar nga FSK-ja është përpjekur me tërë qenien e tij fillimisht për lirinë e Kosovës dhe deri sot për ndërtimin e ushtrisë së saj. “Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”. “Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …