Brenda 24 orëve, dy mërgimtarë janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për kanosje të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës. I pari është dënuar me gjashtë muaj burgim, dënim që mund t’i zëvendësohet me 5 mijë euro gjobë, për kanosjen e deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, ndërsa i dyti me burgim në kohëzgjatje prej katër muajsh muajve, që iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro, për kanosjen e deputetit të LDK’së, Avdullah Hotit. Dy mërgimtarë, njëri nga Zvicra e tjetri nga Gjermania, që gjatë vitit të kaluar kishin kanosur përmes telefonit dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliun dhe Avdullah Hotin, janë dënuar. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, për kanosjen e deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …