Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërcënuar se nëse Ukraina njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë do të humbiste çdo gjë brenda ditës. Reagimi i tij pasoi në lidhje me letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë. Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Ky është faji im dhe jam krenar për këtë faj, ka thënë Vuçiç në konferencën për media. Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare, është shprehur më tej ai. Vuçiq ka thënë se nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …