Kryeministri Kurti, ishte pritur nga Senatori amerikan, Xhek Rid, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e Shteteve të Bashkuara, i cili në këtë takim ishte shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai e falënderoi Senatorin Reed për mbështetjen e pandërprerë të SHBA-së ndaj Kosovës në çdo fazë të çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit, teksa ndau me të kujtime dhe përvojën dhe përshtypjet e tij nga vizita që e kishte realizuar në shtetin e Rhode Island, shtet ky të cilin senatori Rid e përfaqëson në Senatin amerikan. Në takim, ku ishte edhe ministri ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri Kurti vendosi theksin te rritja e buxhetit në fushën e mbrojtjes, ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, dhe bashkëpunimin e afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e misioneve jashtë vendit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç ishte rasti me bashkë-zbarkimin me Gardën Kombëtare të Ajovës në Kuvajt. Me këtë rast, ai e falënderoi atë personalisht, për përfshirjen e Kosovës në Aktin fiskal të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, që ia mundëson Kosovës të jetë pjesëmarrëse në ushtrime ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rritur ndërveprimin dhe përshtatshmërinë me trupat e NATO-s”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
