leoni

Arben Gashi: Po jetojnë në një kohë kur kriza e mbulon krizën, dështimi, dështimin, shkelja e Kushtetutës, shkeljen paraprake, afera aferën…

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se sot qytetarët e Kosovës po jetojnë në një kohë kur kriza po e mbulon krizën, dështimi po e mbulon dështimin, shkelja e Kushtetutës po e mbulon shkeljen paraprake të Kushtetutës, shkelja e ligjit po e mbulon shkeljen paraprake të ligjit, ndërsa afera po e mbulon aferën. Prandaj, në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor në Parlamentin e Kosovës, LDK do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore. Duhet të kuptojmë të vërtetën se si janë menaxhuar rezervat shtetërore! Të kuptojmë se cila është procedura që është ndjekur? Të kuptojmë se a janë hapur tender për këto rezerva shtetërore? Nëse po, si kanë shkuar? Nëse jo, pse jo? Dhe nëse këto kontrata janë klasifikuara si sekrete, cila është forma që është përdorur për t’u vlerësuar si sekret?”, ka thënë, Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …