Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, filloi vizitën e tij në Azinë Qendrore

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, filloi vizitën e tij në Azinë Qendrore

Me takimin me kryetaren e Senatit të Uzbekistanit, Tanzila Narbajeva, kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, filloi vizitën e tij në Azinë Qendrore, transmeton Anadolu. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut thuhet se në fokus të takimit mes Osmanit dhe Narbajeva-s ishte roli i Senatit në përpjekjet për forcimin e rolit të gruas dhe rritjen e sigurisë së tyre, që është një nga prioritetet kryesore të Presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Në këtë drejtim, Zyra e Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Uzbekistan, së bashku me Sekretariatin, bashkëpunon me të gjitha institucionet qeveritare për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për arritjen e barazisë gjinore deri në vitin 2030. Po ashtu është për t’u përshëndetur miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Gra, Paqe dhe Siguri”, tha Osmani në takimin me Narbajevën. Në njoftim thuhet se përveç legjislacionit që lidhet me përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri, Senati i Uzbekistanit po bashkëpunon ngushtë me OSBE-në për zbatimin e reformave në fusha të tjera si dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare të sektorit të sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e Parlamentit në Uzbekistan.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …