Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkoi formimin e një Komisioni parlamentar hetimor për kontratat që Ministria e Tregtisë, Industrisë ka bërë për rezervat shtetërore. Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në një konferencë për media, tha se në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit do të kërkojnë formimi i këtij komisioni. “Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë të vërtetën. E vërteta është zgjidhja e duhur. Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale aktuale me rezervat shtetërore kërkojnë qasje hetimore, serioze dhe përmbajtjesore”, tha Gashi më 9 gusht. Sipas tij, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit, është e domosdoshme të bëhen edhe hetime parlamentare për të parë, siç tha Gashi, ” se a janë respektuar ligjet dhe procedurat për rezervat shtetërore”. Kërkesa për hetim parlamentar nga LDK vjen pas publikimit të disa audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku flitet për keqpërdorime të kontratave për blerjen e rezervave shtetërore nga Ministria e Tregtisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …