Vazhdon kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronave të Deçanit

Aktgjykimi i fundit (20.05.2016) i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili legjitimon Vendimin e Qeverisë së Serbisë të vitit 1997, për faljen e pronave të dy ndërmarrjeve publike, APIKO dhe ILIRIA, Manastirit të Deçanit, ka nxit reagime të institucioneve dhe qytetarëve të kësaj Komune. Pas këtij Aktgjykimi, Kuvendi Komunal në një Seancë të jashtëzakonshme, ka kundërshtuar Vendimin e Kushtetueses, të cilin e konsiderojnë politik dhe të dëmshëm për deçanasit. Këshilltarët komunal, duke parë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe pakënaqësitë qytetare, ka formuar një Komision Komunal të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, e në të cilin janë edhe përfaqësuesit e subjekteve politike që janë pjesë e legjislativit (AAK, LDK, PDK). Ky komision në kuadër të aktiviteteve kundërshtuese të Aktgjykimit të pa drejtë të Kushtetueses, (pos aktiviteteve tjera), ka organizuar një Tryezë me temën: “Aktgjykimi i Kushtetueses i bazuar në drejtësi apo rast i veçantë”.

Të pranishëm në këtë takim ishin i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , Prof.dr.Hakif Bajrami, Prof.Mazllom Baraliu, Klubi i debatit në Deçanit, Lidhja e Historianëve  ,,Ali Hadri’’ në Deçan përfaqësues të ndërmarrjeve ,, APIKO’’ dhe ,,ILIRIA’’  ish kryetra të komunës së Deçanit ekspertë të çështjeve juridike, historian, intelektualë dhe bartës të proceseve të mëhershme dhe të deritanishme për kundërshtimin e Gjykatës Kushtetuese u dol me konkluzionet që  kundërshtimet do të vazhdojnë dhe në asnjë mënyre nuk duhet te pranohet ky vendim i cili legalizon vendimin e viti ‘97 të qeverisë së Serbisë për faljen e 24 hektarëve prona shoqërore Manastirit të Deçanit. Më këtë rast i pari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se unë këtë vendim e kam quajt të turpshëm dhe jo legjitim andaj unë jam i gatshëm që të përfundoi mandatin tim para kohë të jap dorëheqje dhe këtë vendim se pranoi sepse është vendim politik.

Edhe Prof.dr.Hakif Bajrami, tha me këtë rast se historia e Kosovës është histori e gjykatave dhe e robërisë, ndaj janë  juristët  ata që duhet të gjejnë rrugëdalje nga kjo padrejtësi.

Ndërsa, prof.dr. Mazllom Baraliu, tregoi disa  hapa juridik për mbrojtjen e këtyre pronave: “Mund të bëhet padi për zhvlerësimin e dy marrëveshjeve të kundërligjshme të paraluftës. Mund të bëhet padi kundër përfaqësuesit të Zyrës Ligjore të UNMIKU-ut dhe kësaj zyre e cila është e shpërbërë si strukturë.

Te Avokati i Popullit mundë të ngritët padi për shkelje drastike të të drejtave  të njeriut dhe të pronës dhe gjithsesi gjykatës në Strasburg për një precedan të paprecedan i cili paraqet shkelje flagrante edhe të parimeve kushtetuese edhe vet kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Baraliu.

Komisioni Komunal i Deçanit tha se hap tjetër kundërshtimi i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese është organizmi i një proteste gjithë popullore, e cila është thirrur për nesër në orën 12-të, në Sheshin ,,Mentor  Tolaj’’në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …