Bashkëpunimi i vendit tonë me Republikën e Turqisë është i shumanshëm dhe tradicional. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, Kryetarin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Kolonelin e artilerisë, Recai Yilmaz me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi mundësitë e bashkëpunimit në projekte e aktivitete të ndryshme me rëndësi komunitare.