Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se një numër i konsiderueshëm i oficerëve të FSK-së e kanë lënë ushtrinë, për shkak të mos investimit në standardet e tyre. Jam i kënaqur me numrin e rekrutimit të ushtarëve, por nuk jam i kënaqur me ata që po e lënë Ushtrinë e Kosovës, sidomos me oficerët që tek ata investohet shumë, me miliona euro. Është një numër i konsiderueshëm që e kanë lënë. Një prej të metave që ka pasur Mehaj është dashur të jetë paralel me zhvillimet tjera, të investojë në standardet e ushtarëve. Nuk është puna t’ia ngritësh pagën për 50-100 euro, por duhet të investosh edhe në kushte të tjera, sigurimi social, jetësor, transporti, pushimi, veshmbathja. Kadri Kastrati ka folur edhe për dorëheqjen e Armend Mehajt si ministër i Mbrojtjes. Ka thënë se ministria ka shënuar progres më të lartë gjatë udhëheqjes nga ai, duke theksuar se Mehaj nuk ka lejuar që të dirigjohet nga askush. Ka bërë blerje strategjike të armatimit. Kjo është ndoshta një prej arsyeve që Mehaj ka dhënë dorëheqje, sepse e ka karakterin e një ushtaraku, nuk lejon që të dirigjohet apo komandohet nga dikush tjetër”. I pyetur nëse ndërhyrjet në punën e tij kanë ndikuar që Mehaj ta dorëzojë dorëheqjen si ministër, Kastrati ka thënë se “mund të ndodhë, sepse më së paku besoj që ai ka dhënë dorëheqje për arsye personale”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …