Ish-kryekuvendari i Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se Qeveria është fajtore për parametrat e vendosjes së kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se kufiri nuk caktohet me kadastër, dhe kjo nuk është dashur të jetë element bazë për shënimin e kufirit. Kryetari por edhe kryeministri janë ngutur duke thënë gjithçka ka qenë në rregull, por sot gjërat kanë ndryshuar dhe duhet bërë një rishikim i këtij kufiri. Nuk mjafton dorëheqja e Komisionit për Demarkacion, duhet të largohet Qeveria, ndërsa deputetët që kanë thënë se vija kufitare me Malin e Zi e dëmton vendin, duhet ta mbajnë fjalën e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi për vlerësimin që e kanë thanë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …