Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, dhe miku i drejtësisë dhe i Kosovës, Robert Bosch, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas deklaratave të fundit të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ndër të tjera tha se për Beogradin kusht për vazhdimin e procesit të dialogut është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të tejkaluar çështjet e hapura. Robert Bosh tha me këtë rast se Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Ana Bërnabiq, bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon, ndërsa fajëson palën tjetër për mos-konstruktivitet. Për Serbinë normalizimi i marrëdhënieve nënkupton që Kosova të kthehet sërish nën sundimin serb. Serbia po bën lojë fjalësh, kjo po bëhet gjithnjë e më e qartë. A ardhur koha që BE-ja të shohë më në fund, këtë gjendje, ka shkruar, ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …