Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10 mijë ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10 mijë  ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Marius Blasçak. Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do ta mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, ka thënë ministri në një intervistë për radion publike. Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë ministri polak. Zëvendësministri i Brendshëm, Maciej Wasik, ka thënë të mërkurën se Polonia do t’i dërgojë 2.000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë. Polonia është e shqetësuar për kufirin e saj, prej kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, kanë arritur në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të shtetit, Alexander Lukashenko.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …