leoni

Ferid Agani

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe ministri, Ferid Agani

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe Ferid Aganin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Në këtë aktakuzë janë përfshirë 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Në mesin e 60 personave fizikë janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Ministri Agani dhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm i një ministrie janë akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga nenet përkatëse të Kodit Penale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …