David Phillips: Marrëdhëniet e vështira të Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Albin Kurti mori vërejtje nga ambasada amerikane për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, të cilën ai e quan, masë sigurie

Për shkak të një vendimi të Qeverisë të cilin kryeministri Albin Kurti e quan “masë të sigurisë”, ai mori vërejtje nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti e quan masë të sigurisë dhe jo masë ekonomike një vendim të cilin e ka  marrë në mes të qershorit të këtij viti, pas së cilit mallrat serbe u ndaluan të hynin në Kosovë. Për vendimin s’kishte pasur njoftim zyrtar. Vendimi që ishte marrë pasi forcat serbe i kishin kapur tre policë kufitarë në territorin e Kosovës dhe i kishin dërguar në paraburgim. Kurti do të njoftonte se institucionet e sigurisë i kishin rritur kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar atëherë, ndërsa mohonte se kishte ndalim të mallrave nga Serbia. “Masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”, pati thënë shefi i Qeverisë. Para dhjetë ditësh, Radio Evropa e Lirë raportoi se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa mallra serbe për herë të parë pas luftës dhe se mungesa e këtyre mallrave po vërehej edhe në komunat tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …