Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së paralajmëruar në Tetovë nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëheqësin e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kurti sot do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj dhe jo me institucionet legjitime të shtetit ku bëjnë pjesë edhe ministrat e deputetët shqiptarë, në shumicë ata të BDI-së. Qeveria tha se vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë. Promovimet me emrin e Adem Demaçit, tani pas vdekjes po i fuqizojnë ata të cilët e dimë sa e kanë dashur dhe si ia kanë punuar atij për të gjalli. Është turp që në një përurim të tillë nuk ftohen zyrtarët shtetërorë dhe kjo ndasi të promovohet me emrin e Adem Demaçit. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, tha se nuk është informuar zyrtarisht lidhur me vizitën e Albin Kurtit, pasi nuk është duke ardhur zyrtarisht si kryeministër. Pas shpërfilljes së kryeministrit Edi Rama, tani Kurti shpërfillë edhe Ali Ahmetin Bujar Osmanin e zyrtarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …