leoni

Kryetari Haliti priti në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Gjatë takimit është biseduar mbi aktivitet e Korpusit të Paqes në Kosovë, përfshirë këtu edhe në Komunën e Vitisë, por edhe mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit për të ardhmen. Me këtë rast drejtoresha Siganda, e ka falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për mikpritjen që i është bërë nga kjo komunë vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe për bashkëpunimin duke i dorëzuar kryetarit Haliti një dhuratë simbolike të miqësisë Kosovë-Amerikë. Ndërkaq kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë u është mirënjohës vullnetarëve për punën e mirë që po e bëjnë në këtë komunë duke theksuar gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin me ta. Ai tha se Vitia ka një lidhje speciale me Amerikën në veçanti me projektet amerikane që realizohen në këtë komunë. Prandaj për këtë ai i ndau znj. Siganda edhe një mirënjohje. Pasi që Korpusi i Paqes është fokusuar kryesisht në fushën e arsimit dhe kulturës, në takim të pranishëm ishin edhe Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport i shoqëruar nga zyrtari komunal, Emrush Azemi të cilët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit me këtë organizatë.  Përndryshe Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-ve e themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy dhe në Kosovë është aktive për rreth 10 vite.

May be an image of 3 people, flag, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …