Bashkimi Evropian kërkon që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të shpallen sa më shpejt

Bashkimi Evropian nuk do t’ia heqë Kosovës sanksionet, edhe pas zvogëlimit të numrit të policëve përreth komunave veriore

Bashkimi Evropian nuk do t’ia heqë Kosovës sanksionet, edhe pas zvogëlimit të numrit të policëve përreth komunave veriore. Brukseli zyrtar  konsideron  se duhen edhe hapa të tjerë për t’ia hequr masat ndëshkuese, të cilat iu vendosen Kosovës pas tensionimit të situatës në veri, që nisi në maj, me futjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe. Masat nuk nuk u hoqën as kur Qeveria pranoi marrëveshjen për ta shtendosur  situatën në veri, sipas propozimeve të BE-së. Nga Qeveria e Kosovës, kryesisht nga Kryenegociatori në dialogun teknik me Serbinë, Besnik Bislimi, janë adresuar ankesat se BE-ja nuk po ia heq sanksionet Kosovës, për të cilat u tha se ishin të përkohshme. Me 1 korrik, nga Zyra e Mediave të BE-së ka saktësuar se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të përkohshme dhe të kthyeshme, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për shtendosje që priteshin të merreshin nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …