Ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani tha se Azia Qendrore përballet me sfida të shumta të sigurisë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani tha se Azia Qendrore përballet me sfida të shumta të sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani tha se Azia Qendrore dhe Kazakistani përballen me sfida të shumta të sigurisë, ndërsa situata në Afganistan rezulton me ndikime të forta në të gjithë rajonin, por OSBE-ja vazhdon të mbështesë vendet pjesëmarrëse në trajtimin e këtyre ndikimeve përmes një pako gjithëpërfshirëse të projekteve për zbutjen e rrezikut. Ministri  Osmani kështu foli në konferencën për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, e cila u mbajt sot në Astana pas takimit të tyre të përbashkët. “Pavarësisht sfidave me të cilat përballet OSBE-ja, veçanërisht për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili ka një ndikim të madh në sigurinë tonë kolektive, njerëzore dhe ekonomike, OSBE-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë të koordinuar dhe të ofrojë zgjidhje që do të nënkuptojnë siguri më të madhe për popujt e rajonit më të gjerë të Azisë Qendrore”, tha Osmani. Përveç përballjes me sfidat, Osmani tha se Zyra Programore e OSBE-së në Astana i ofron mbështetje Kazakistanit për zbatimin e agjendës së reformave në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …