Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në rajon. Ai ka thënë se i pari i qeverisë, pas përçarjes së faktorit politik në Kosovën Lindore, po dëshiron t’i përçajë edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me vizitën e sotme atje. Dihet mirë edhe veprimtari dhe simboli i Rezistencën kombëtare, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Kurtin. Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti. Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc). Së treti, ke shkuar në Çair, por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Derisa gjen njerëz të tillë ‘grahi’ se mirë e ke, ka shkruar Klinaku.
