Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje urgjente për të ju përgjigjur pozitivisht letrës së zyrtares së lartë të Bashkimkit Evropian, Federika Mogherini. Kryeministri, Isa Mustafa ka sqaruar kabinetin se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga shefja e Bashkimit Evropian dhe sot e kanë proceduar në mbledhje të Qeverisë, e cila ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, tani për tani deri në vitin 2018, por me mundësi vazhdimi pa afat. Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e djeshme të Qeverisë kishte thënë se marrëveshja në mes të Qeverisë dhe Bashkimit Evropian do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe aprovim.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …