Kryeministri,Albin Kurti gjatë vizitës në Tetovë ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet që të tërhiqen sa më parë. i tha se Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, i cili ka rezultuar më marrëveshjen bazike, mirëpo Beogradi e ka shkelur marrëveshjen. Nuk e di se kur do të tërhiqen masat, besojë që duhet të tërhiqen sa më parë, pasi Kosova është konstruktive. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, i cili ka rezultuar më marrëveshjen bazike. Pra me 27 shkurt në Bruksel, ne e kemi realizuar marrëveshjen. Në marrëveshjen të Ohrit të datës 18 mars ja bashkëngjitëm marrëveshjes bazike edhe një aneks implementimit me 12 pika. Mirëpo është Beogradi zyrtare që e ka shkelur këtë, presidenti i atjeshëm dhe ne e kemi thënë se le ta zbatojnë në plotëni pa kushte dhe sa ma shpejtë. Pra obstruksionet për marrëveshjen që kemi nuk vijnë nga Prishtina” tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …