Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se: produkti qumësht i brendit ‘’ Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga Atlantik Group qe mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum. Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat ( ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjesuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në tërë territorin e Kosovës. Kujdes konsumatorë! Nëse e gjeni në shitje qumështin e brendit “ Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1L, lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejeni në pikën shitëse. Mos e konsumoni produktin e cekura me lartë sipas të dhenave! Produktet qumësht të brendit ‘’ Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta.
