Ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, bisedoi me kryetarin Kazakistanit, Kassym Tokajev

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, bisedoi me kryetarin Kazakistanit, Kassym Tokajev

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Astana, është takuar me presidentin e Kazakistanit, Kassim-Tokajev, transmeton Anadolu. Në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut thuhet se Osmani dhe Tokayev kanë biseduar për disa tema si: bashkëpunimi i autoriteteve në Kazakistan me OSBE-në dhe Zyrën e projektit të saj në Astana, çështjet e brendshme të vendit dhe proceset e vazhdueshme reformuese si dhe temat aktuale që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe situatën në rajonin e gjerë të Azisë Qendrore. “Kazakistani ka rol aktiv në OSBE dhe angazhimi i tij ndaj parimeve të organizatës është i një rëndësie të madhe dhe kontribuon në forcimin e rolit të OSBE-së në rajonin e Azisë Qendrore. Në këtë drejtim, OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin, përfshirë në përpjekjet për t’u përballur me sfidat e sigurisë të shkaktuara nga ndikimi i situatës në Afganistan si dhe në zbatimin e agjendës së reformave”, ka thënë Osmani në takim. Ai theksoi se OSBE-ja mbetet platformë unike për dialog, pavarësisht sfidave të paprecedentë të sigurisë në rajonin e gjerë të OSBE-së dhe për këtë arsye inkurajoi autoritetet kazake të vazhdojnë të përdorin mbështetjen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …