leoni

Organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën e Albin Kurti në Maqedoni e konsideron grusht-shtet kulturor

Organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën e Albin Kurti në Maqedoni e konsideron grusht-shtet kulturor

Organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën në Shkup të kryeministrit Kurti dhe aktivitetet e tij të organizuara në bashkëpunim me opozitën shqiptare në Maqedoni të Veriut,  i ka konsideruar si një grusht-shtet kulturor. Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase’ në ‘Adem Demaçi’. Diaspora e Bashkuar Maqedonase e dënon këtë akt si kërcënim për kulturën, kombin dhe një grusht shteti ku një kryeministër i huaj shpall fitoren në mungesë të një lideri politik maqedonas (mikpritës), thuhet në reagimin e DBM-së. Kjo organizatë  kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata, të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt totalisht jo shtetëror, duke i kthyer të gjitha pikat e referimit, emrat e rrugëve, korrigjimin e të gjithë flamujve shqiptarë,  në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe duke vepruar në pajtim me ligjet”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …