Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kujtuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, ka shkruar kombi shqiptar vetëm i bashkuar mund të jetë më i fortë. “Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Evropian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen. Sot shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit, duke demostruar kapacitete drejtuese me përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar mes tjerash lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …