Sindikata e Bashkuara e Arsimit ka njoftuar se fillimi i vitit të ri shkollor do të nis pa greva të punëtorëve të arsimit edhe pse ka shumë arsye për një gjë të tillë. “Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura , po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale” thuhet në deklaratën e kësaj sindikate. Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore Ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim. Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut, të kthehet në problemet e popullit të tij. Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve . Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë” thuhet në mes tjerash në deklaratën e SBASHK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …