Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”: Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Në një artikull të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën “Noje Cyher Caitung”, thuhet se kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po përpiqet  të krijojë forca ushtarake paralele. Sipas autorit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq. Rothert thotë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë Vladimir Putini, të njohur si “Bota Ruse”, dhe tani quhet “Bota Serbe”. Në artikull shkruan se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandar Vulin, i cili është sanksionuar nga  Amerika për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …