Në Shkup mbahet procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës. Seanca e sotme gjyqësore po mbahet me dyer të mbyllura. Ashtu siç ka paralajmëruar gjykatësja Verka Petrovska në seancën e fundit, sipas procedurës penale për shkak bashkimit të dy lëndëve do të lexohen deklaratat e dëshmitarëve të mëparshëm. Sot në radhë është leximi i deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtur dhe për këtë arsye seanca do të jetë me dyer të mbyllura.
