Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, kërkoi të hapen arkivat në Beograd. Ai thotë se në mungesë të informacioneve e kanë të vështirë edhe pse po vazhdojnë punën. Qeveria e Kosovës e ka policinë, institutin e mjekësisë ligjore dhe e ka komisionin por ne pa pasur informacione kot punojmë. Ne nuk po ndalemi. Gërmimet janë duke ndodhur vetëm brenda këtij viti i kemi pasur 8 gërmime, dërgimi i mostrave në Hagë. Jemi 24 vjet dhe shumë prej dëshmitarëve ose kanë vdekur ose janë më moshë të shtyrë që nuk po japin informacion. Çdo ditë e më shumë po vështirësohet zbardhja e fatit të të pagjeturve. Prandaj ne kërkojmë në mënyrë urgjente që Beogradi t’ i hapë arkivat, pasi çdo ditë e më shumë po zhduken informacionet sepse deri tani kanë kaluar më shumë se 24 vjet. Shpresa e mëdha janë arkivat ne Beograd. Përndryshe çdo ditë e më shumë do ta kemi sfiduese zbardhjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti. Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka propozuar që shteti t’i vendos kushte Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me të pagjeturit.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …