Serbia - Rusia

CNN: Përpjekjet për të afruar Serbinë me Perëndimin nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse një “Kalë Troje” rus në mes të BE-së

Në një analizë të CNN-it, shkruan se përpjekjet për të afruar Serbinë me Perëndimin nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse një “Kalë Troje” rus në mes të Bashkimit Europian. Është analiza që sjell CNN përmes zërit të disa ekspertëve ndërkombëtarë, lidhur me situatën e tensionuar në rajon si pasojë e konflikteve Kosovë-Serbi. Në artikullin e gjatë të CNN qasja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë trajtohet si shumë më tolerante se ndaj Kosovës, kjo pasi sipas ekspertëve, zyrtarët perëndimorë e shohin Serbinë si shtetin kryesor të Ballkanit. Kjo formë e zgjedhur nga ndërkombëtarët për të zbehur ndikimin rus në rajon sipas Majda Ruzhë eksperte në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, nuk është aspak efektive. “Duke supozuar se ne e sjellim Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sillni një “kalë tjetër Troje rus” në BE, njëjtë si në formën e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon, thjesht do ta importoni atë në BE”, thekson Ruge. Deklaratat e Vuçiç për një Serbi perëndimore janë larg zbatimit në terren, dhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka qënë shumë kritike për qëndrimet që BE ka mbajtur ndaj Kosovës sjell në vëmendje disa raste.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …