Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se grekët e dinë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, por ata e zgjedhin këtë rast për të rikthyer tensionet e harruara prej vitesh në Himarë. Ai tha se Fredi Beleri është një figurë, e cila ka “hije të mëdha në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët”. Shpëtim Idrizi tha se Beleri është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, në të cilën u vranë dy ushtarë shqiptarë, të cilët sot janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Ai thotë se dosja ndaj tij është zhdukur nga arkivi i Gjykatës së Tiranës, dhe për këtë arsye, ai i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Këtij njeriu sot i është pushuar çështje, sepse drejtësia e Greqisë nuk i përgjigjet SPAK dhe së dyti, sepse në mënyrë të paprecedentë, në arkivin e Gjykatës së Tiranë është zhdukur dosja. SPAK duhet të fillojë hetimet për zhdukjen e dosjes së Belerit në arkivin e Gjykatës së Tiranës. Kjo nuk është e rastësishme dhe kjo është shumë e rëndë. Për këtë arsye është zgjedhur Beleri, për të rikthyer tensionet në Himarë, tha mes tjerash Shpëtim Idrizi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …