Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, hap konkursin për pranimin e 4,192 studentëve të rinj

Numri i të rinjve që duan të ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës ka rënë në rreth 20 për qind

Sipas të dhënave të Rektoratit të Universitetit, “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, për vitin e ri akademik 2023-2024 kanë aplikuar 6104 kandidatë, ndërkohë që në vitin paraprak kishin aplikuar 7917. Një prej arsyeve që mund të ketë çuar në uljen kaq të madhe të  numrit të studentëve është edhe migrimi, sipas këtij institucioni. “Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në Universitetin e Prishtinë. Në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Ndikon gjithashtu dhe aspekti demografik, lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të të rinjve të Republikës së Kosovës”. Sipas njohësve, përpos migrimit që ka ulur numrin e të rinjve të interesuar për studime, faktor është edhe mungesa e programeve të profilizuara që ofron universiteti. Shumë profile më nuk janë atraktive për tregun e punës, më e rëndësishmja, nuk gjenerojnë punësim. Derisa, mungon punësimi atëherë kush është ai përfitimi për një studentë që të vazhdojë studimet në këto profile. Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete me qindra programe për studime në tre nivelet e arsimit të lartë. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …