Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti në takim kryetarin e degës së kësaj partie në Itali, Patriot Krasniqi. Me këtë rast, ai ka thënë se PDK-ja është duke u rritur dhe fuqizuar në mërgatë. Partia Demokratike e Kosovës po rritet dhe fuqizohet shpejt në mërgatë. Patriot Krasniqi, Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, së bashku me ekipin e tij, më njoftuan sot për punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe atje. Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe entuziazmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin. Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shkruar Memli Krasniqi, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …