Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim kolonelin Vacca

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Gabriele Vacca. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin perëndim të KFOR-it. Kryetari Kastrati, në emër të Komunës së Malishevës, e ka uruar kolonelin Vacca, për marrjen e detyrës për drejtimin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, si dhe e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës. Nga ana tjetër, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonel Gabriele Vacca, e ka falënderuar kryetarin Kastrati për pritjen. Kastrati e Vacca, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, si dhe është vlerësuar lartë bashkëpunimi i deritanishëm.

May be an image of 5 people, military uniform, the Oval Office, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …