Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dje u paraqit në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij, 5 ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup. Pas daljes nga biseda në polici Ganiu tha ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse: Njëra për mos-intonimin e himnit shtetëror dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë. Ganiu tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht. Thirren në ligj për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë atë ditë aty, dhe që nuk ka pasur flamuj, do të thotë protokolli nuk e ka paraparë që të ketë flamuj, nuk ka pasur të Maqedonisë, por nuk ka pasur as të Kosovës”, tha Visar Ganiu pas daljes nga stacioni policor.(alsat.mk)
Kontrolloni gjithashtu
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46.788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110.453 numri i të plagosurve
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46 mijë …