Shaban Isen Demnika u lind më 8 maj 1920 në fshatin Soponicë, vendbanim i cili shtrihet rrëzë bjeshkëve të Sharrit. Shkollën fillore e tetëvjeçare Shabani e kreu në Doganaj. Ishte me profesion zdrukthëtar. Duke mos u pajtuar me padrejtësitë e kohës që i bëheshin popullit shqiptar të këtyre viseve dhe në përgjithësi shqiptarëve nga shtypësit e vazhdueshëm e të paskrupullt, i brumosur me dashuri atdhetare për çështje trajtimi të drejtë kombëtar, qysh herët u distancua dhe krijoi krahun e veçantë kundër regjimit aktual të kohës. Ishte vetëm në shkollë fillore, por i pajisur me dije të shkollës së odës shqiptare, ku në ballë të oxhakut ligjëronin pleqtë malësorë për trimëri dhe heroizëm shqiptar, kundër dhunës e padrejtësisë nga forcat okupatore të vendit tonë.
Shabani me shokë ndoqi rrugën e të parëve. Doli odave dhe maleve dhe gjeti prehjen e mikpritjes dhe të sigurisë në hijen dhe ujin e ftohtë të ahishtes. Ishte anëtar i NDSH-së, pjesëtar i luftës së Karadakut, mori pjesë në betejën e Shtërpcës me Avdyl Durën e Ramë Bekën (Vogliqi), Shaban Topalli dhe Mehmet Qorri nga fshati Rekë që të gjithë bashkëluftëtarë. Me fillimin e luftës çlirimtare të Kosovës, përkatësisht pas ardhjes së Komandantit Agim Bajrami me ushtarët e parë të rrethit të Kaçanikut e Ferizajt vendosen në shtëpinë e tij. Ai mbajti UÇK-në në shtëpinë e tij, duke përkrahur dhe ngritur moralin ushtarak duke iu mësuar shumë gjëra për luftën kundër pushtuesit dhe strategjinë e luftës.
Një ndihmë të veçantë iu afroi gjatë furnizimit me armë, duke i rregulluar armët në punëtorinë e tij, duke rregulluar edhe pjesë të drurit edhe mekanizmat pasi që ishte mjeshtër i veçantë për rregullimin e të gjitha armëve të gjata e në veçanti snajperë pasi që dylbitë optike nga Zvicra i kishte dërguar Ramadan Isen Vishi, i cili e ndihmonte shumë në logjistikë. Shaban Demnika ka qenë i ndjekur prej vitit 1945 – 1950 dhe gjatë vitit 1997 disa herë u mor në pyetje. Kontaktet e para me UÇK-në i kishte vendosur në prill të vitit 1998. Kontaktoi me Agim Bajramin, Shukri Bujën, Imri Ilazin, Brahim Dalloshin, Ilaz Cekën, Osman Burrnikun, Agim Demnikën, Xheladin Kurtajn, Qamil Ilazin e të tjerë. Ishte ushtar i njësitit të Kaçanikut, ku më vonë ky njësit u shndërrua në Brigadën 162 “Agim Bajrami”. Ka qenë i plagosur në luftën e më hershme të Karadakut. Rruga luftarake e Shaban Demnikës ka qenë e gjatë dhe me plot sakrifica. Gjatë kryerjes së detyrave luftarake më 16 gusht 1998, bie në krye të detyrës në fshatin Soponicë, ku ishte në vëzhgim dhe ishte duke planifikuar sulm në forcat serbe në Picrrak të Bajnicës dhe donte të bënte një pikë grumbullimi pas këtij aksioni. Pas luftës varrimi i tij u bë në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik. (H. K. )
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …