Sadik Halitjaha: Në pesë-vjetorin e ndarjes nga jeta të Luan Hajdaragës

Luan Hajdaraga ishte më shumë se mik i imi!

Jetoj me nderë dhe dha shumë nga vetja e tij për brezat dhe për Shqiprinë!

Ishte me virtytet më të mira njerzore, me parime të drejta e të forta,

sinqeritet, besnikri, trimëri mbi të gjitha Atdhetar i madh!

U njohëm në vitet e 90-ta, atëherë kur Shqipëria ndodhej në rrutullimet e mëdha, në një lindje të domosdoshme të re, si dhe me një shkëputje të domosdoshme nga e vjetra!

Bashkë me këtë ndryshim ata që ishin anti Kombëtar donin të kallnin shkatërrojnë, tjetersojnë e humbasin Shqiprinë!

Duke e arsyetuer veprimin makabër, gjëja se po e shkatërrojnë Komunizmin?!

Shqipëria dhe komunizmi janë dy gjëra të ndara dhe shumë të veqanta!

Shqipëria Atdhe i Shqiptarve, Komunizmi ideologji e kohës!

Enver Hexha e përdori këtë ideologji për ta bërë dhe ruajtur Shqipërinë! Antikombëtaret në emër të përmbytjes së kësaj ideologjie përmbytnin Shqipërinë dhe popullin e saj!

Gjoja në emër të përmbytjes së diktaturës, ndërtonin demokraci!

Enveri kurr nuk e fshehu, botërisht e tha në Shqipëri sundon diktatura e proletarjatit!

Pra populli punues proletar zbaton diktaturë dhe drejton shtetin!

Si ka mundsi tp i thuhet Enver Hoxhës Diktator?!

Diktatori do ta mbante me suiten e vet dhunshem popullin të pa arsimuar, pa shëndetësi e sidomos pa armë!

Si ç’do diktator tjeter në botë!

Ndërsa Shqipria e para LNÇ-së, nga një analfabetizëm me 90%, populli u shkollua me detyrim nga shteti dhe u zhduk analfabetizmi në % për %!

Kështu që për pak vite u bë i tërë populli i arsimuar!

I armatosur i gjithë brezi kufitar rreth e përqark Shqiprisë, ishin me armë në shtëpitë e tyre, si do ta duronte një popull i armatosur një diktator?!

Maskarenjtë anti kombëtar me misionin e tyre gjatë viteve të 90-ta, shkatërruan ekonominë e Shtetit zbrazën rezervat shumë vjeqare, prishen uzinat fabrikat, dogjen Shqipërinë, ju morën paratë e kursyera popullit me mashtrime e dhunë me piramidat e njohura dhe metoda tjera!

Humbën sovranitetin e Shtetit! U deshtë Italia me misionin e saj -PELIKANI-, të zbarkoj me ushtri për ta mbrojtur Shqiprinë nga fqinjet grabitqarë si Greqia e Jugosllavia!

Pa fije turpi tradhëtaret shkatrruanë ushtrinë armët e popullit i bënë për skrap, raketat çmontoheshin nga Greket!

Një vend më i sigurt po e humbte, tërësisht sigurinë dhe integritetin e sovranitetin e tij!

Nga një popull më luftarak, dinjitoz e Atdhedashës!

U shndërrua në turma të dirigjuara nga matrapazet sa që i hudhen Popullin në det, me mashtrimet dhe friksimet se po zhbëhej Shqipëria!

Luan Hajdaraga burrrërisht u shkëput nga e kaluara krenare dhe përqafoi evulimet e ndryshimeve demokratike!

Ishte dhe mbeti vlerë ndër etapat e jetes së tij!

E kujtoj gjatë luftës së UÇK-së, atëheër ne mbanim lidhje, Luani ishte Minister i Mbrojtjes, detyrë me përgjegjësinë më të madhe në kohë lufte!

Të cilën përgjegjsi më së miri e kreu ashtu si që i duhej luftës çlirimtare, Luani ndihmoj luftën Çlirimtare në të gjitha mënyrat e mundshme duke mos e kursyer as veten e tij, si dhe rrezikoj Shqipërinë për lirinë e Kosovës!

Luani u shkollua e u specializua në Shqipëri dhe Rumani, arriti gradën Shkencore Doktor!

Jetoj me nderë dhe e përmbylli me nderë jetën e tij!

Lavdi vepres dhe jetës të paharruarit Luan Hajdaraga!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …