Komuna e Vitisë filloj me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2024-2026

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dje  ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2024-2026. Diskutimi i parë është mbajtur sot në Viti me banorët e qytetit dhe të fshatrave për rreth. Me këtë rast para të pranishmeve prezantuan zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri. Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, foli për rëndësinë e këtyre takimeve duke potencuar se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar që sidomos listën e investimeve kapitale të hartoj bashkërisht me qytetarët . Ai shtoi se ata do t’i shqyrtojnë kërkesat dhe sugjerimet e marra dhe do t’i shikojnë mundësit e përfshirjes së tyre në buxhetin final. Ndërsa Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti kufijtë fillestar të buxhetit komunal për vitin 2024 të ndarë në kategoritë e ndryshme ekonomike si: paga dhe mëditje 9.251.067 euro, mallra dhe shërbime 2.682.919 euro, shpenzime komunale 295.000, subvencione dhe transfere 570.000, shpenzimet kapitale 4.009.205 € kurse buxhetit total për vitin 2024 parashihet të jetë 16.808.191 €. Ndonëse në këtë takim numri i pjesëmarrësve nuk ishte i kënaqshëm megjithatë pati edhe disa kërkesa dhe sugjerime nga të pranishmit si: të bëhet riorientimi i investimeve kapitale në qytet, të bëhet ndarja e investimeve kapitale ne proporcion me kokë banori për lokalitetet, të krijohet një fond rezervë për Bujqësi, të  rregullohen më shumë rrugë bujqësore, të punohet më shumë në projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, të vazhdohet me shtrirjen e ndriçimeve publike, të ndërtohet një strehimore për qenët endacak, të rregullohet  tregu i  gjelbër,  të rregullohen pusetat në rrugë për kalimin sa më të mirë të veturave mbi to. Gjithashtu nga të pranishmit u kërkua edhe që të shikohen mundësitë e krijimit të një rruge alternative që lidhë me qytetin e Gjilanit por edhe të bëhet rregullimi i kanalizimeve dhe kolektorëve në fshatin Sadovinë. Përndryshe  sot komuna e Vitisë, do të mbajë edhe takimin tjetër në qytet por me grupet e ndryshme të interesit ndërsa takimet tjera pritet të mbahen gjatë javës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …