Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një intervistë që ajo e ka dhënë në medie. Ai tha se ministrja e Drejtësisë pati një intervistë absolutisht skandaloze. Ja disa nga gjërat absurde që tha ajo në këtë intervistë,, shprehu akuza drejt Prokurorisë s’po kanë çka t’i bëjnë Kurtit, po merren me Berishajn e Krasniqin. Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi. Lista Serbe ka shumë incizime të opozitarëve, por nuk i nxjerrin ka thënë zonja Haxhiu. Ai ka nënvizuar se në asnjë vend normal demokratik nuk mund të gjendet kurrë një ministre e Drejtësisë që flet me këtë gjuhë. Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në qeveri, ka shkruar mes tjerash, Përparim Gruda.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …