Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka rikonfirmuar se qëndrimi amerikan mbetet i pandryshuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe se dialogu po vazhdon. Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të administratës amerikane për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hilli ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është i njohur dhe mbetet i pandryshuar. Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse ai është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur. Natyrisht, të gjithë do të dëshironin që ajo të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos vonohet, por mbetet që kjo të bëhet përmes dialogut i cili është në vazhdim e sipër dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, z. Kris Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …