Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për arrestimin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, i cili është arrestuar në Shqipëri nën dyshimet për shpërndarje droge. Haradinaj ka parashtruar një pyetje për kryeministrin Kurti, i cili është edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. Besnik Mujeci, 40-vjeçar është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Të martën, autoritetet shqiptare kanë thënë se Mujeci është në mesin e pesë të arrestuarve, të cilët dyshohen se kanë shpërndarë drogë të llojit “ekstazi” në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi kanë trafikuar lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri. Sipas autoriteteve të Shqipërisë, vlera e drogës me të cilën janë kapur të dyshuarit shkon në 400 mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …