Artan Grubi: Pa BDI-në as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë, as ta bëjnë rrugën Tetovë-Prizren

Artan Grubi: Pa BDI-në as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë, as ta bëjnë rrugën Tetovë-Prizren

Zëvendës-kryeministri i parë, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga radhët e BDI-së ka folur për vizitën e para pak ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe në Tetovë. Ai ka thënë se disa persona e kanë keqpërdorur vizitën e Kurtit në Maqedoni, derisa ka shtuar se pa partinë që drejton Ali Ahmeti, s’mund të emërohej as rruga “Adem Demaçi” e s’mund të bëhet as rruga Tetovë-Prizren. Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit. Vizita  kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, ka thënë Artan Grubi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …