Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesat që qeveria e tij ka karshi asaj të Kosovës në lidhje me veriun e vendit nuk janë presion. Sipas tij, ato janë thjesht kërkesa në të mirë të Kosovës. Për më tepër, ai tha se “si ambasador amerikan në Kosovë, është shumë-shumë komfort me atë që po i kërkohet Kosovës të bëjë dhe atë që po i kërkohet popullit të Kosovës të bëjë”. Atë çfarë po i kërkojmë Kosovës unë nuk e shoh si presion, hiç. I shoh që janë një numër kërkesash legjitime nga SHBA-ja dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike”, tha Hovenieri në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh të medieve të ndryshime, ku ishte edhe Klan Kosova. “Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtare e BE-së, nuk do të jetë e aftë të hyjë në Partneritetin për Paqe e pastaj të bëhet anëtare e NATO-s, dy synime fondamentale të SHBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai tha se Qeveria e tij, por edhe BE-ja, i kërkojnë Kosovës të avancojë negociatat dhe përfundimet e negociatave për të themeluar Asociacionin për komunat me shumicë serbe. Në këtë kontekst, ai garantoi se ky mekanizëm nuk do të jetë i rrezikshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …