Kohë më parë mbrojtja e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, kishte kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues në Hagë, ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep. Ajo ka thënë se duke marrë parasysh se mbrojtjes së Krasniqit tashmë i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve dhe për këtë arsye duhet të shmanget rreziku, sikur thotë ajo i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve. Trupi gjykues me vendimin e datës 17 korrik 2023, refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z. Krasniqi. Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin, ose duhet të paraqiten para Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …