Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, falënderoi Policinë e Shtetit për goditjen dhe vënien para drejtësisë së një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie shumë të madhe dozash lëndësh narkotike si dhe thekson se kjo betejë është e vështirë por jo e pamundur. Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”. Balla gjithashtu nënvizon rëndësinë që ka rritja e nivelit të sigurisë dhe kontrollit pranë shkollave, në mënyrë që të parandalohet dhe luftohet shitja e lëndëve narkotike në institucionet arsimore.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …