Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për komunikimin e keq me Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij. Ai ankohet se kjo qeveri po e penalizon jo vetëm atë, por të gjithë qytetarët e Deçanit. Për mua është tepër i rëndësishëm komunikimi. Është tepër e zorshme me këta njerëz. Kam një rast kur i kam dërguar letër 48 herë ministrit të Financave, Hekuran Murati, e kam thirrë në telefon mbi 40 herë dhe nuk është përgjigjur. Këta janë njerëz inatçorë dhe të mllefosur. Nuk e di pse hezitohet komunikimi. Ministrit të Financave i kërkova që të shtyjë përpara aprovimin e dy kredive të buta, të iniciura nga qeveritë e kaluara, dhe sot, këto kredi nuk janë më. Nga këto kredi do të kishin një sistem krejt tjetër të shërbimit të zjarrfikësve”, tha Ramosaj. Ai theksoi se nuk e sheh veten personalisht të penalizuar nga kjo qasje e Qeverisë por e sheh vet komunën. Në shumicën e rasteve jemi bashkë-kontraktues të punimeve me nivelin qendror. Nuk varet nga ne kryerja e punëve. Bashkëfinancimi më i madh deri më tash është financimi ë rrugës së qendrës. Nuk jam tip që ankohem shumë, sikur të kishim pas mbështetje buxhetore, Deçani do të pësonte revolucion zhvillimor. Këta njerëz nuk bëjnë zgjidhje. Kemi projekte dhe ide konkrete, ka thënë mes tjerash kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj. (kosovalive.net)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …